Noga: Kristela vrau fëmijën tonë 6 muajsh! 0 201

Ka qenë martesa më e shkurtër ndonjëherë, vetëm 3 javë, e cila u pasua me një ndarje të çiftit. Por duket se lajmet nuk kanë të sosur për Kristela Gjoka dhe reperin Noga.
Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Bluetooth” ai ka zbuluar se prezantuesja ishte shtatzënë dhe ka abortuar fëmijën e tyre 6 muajsh.
“Si mund të jem dakort për abortin në muajin e gjashtë të shtatzënisë? Është njëlloj sikur të mbyshësh një njeri 30 vjeçar”, ka thënë Noga gjatë intervistës.
Ai ka treguar se shkaku i ndarjes ka qenë mungesa e ndjenjave dhe arsye të tjera banale.
“Sepse nuk ka pasur ndjenja. Nëse do të kishte ndjenja nuk do të abortonte. Jemi ndarë edhe për arsye të tjera banale. Unë ia kam plotësuar të gjitha, me pushime, me gjithçka”, ka vazhduar rrëfimin e tij reperi.
Ndërkohë nga ana tjetër në një prononcim për Anabel, Kristela Gjoka është shprehur se Noga kërkonte famë prej saj dhe shtatzënia ka qenë thjeshtë një sajesë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *