Edi Rama i mëson djalit pikturën! 0 23

Kryeministri i vendit këto ditë pushimesh ka zgjedhur t’i kalojë në shoqërinë e familjes së tij, duke iu përkushtuar atyre maskimalisht. Të paktën këtë të lënë të kuptosh fotot e fundit që ai ka postuar në rrjetet sociale së bashku me djalin e tij 2 vjeçar.
Ditën e djeshme, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë ku shihet duke i mësuar Zahos të pikturojë përpara një tavoline me bojra. Përballë tyre shihet një panoramë deti, çfarë të lë të kuptosh që është pamja e dhomës në një nga vilat qeveritare ku kryeministri është duke pushuar.
Me siguri që autorja e kësaj fotoje duhet të jetë bashkëshortja e tij, Linda Rama. Deri më tani familja Rama është treguar tepër e kujdesshme duke mos publikuar asnjë foto me fytyrë të djalit, por thjesht në profil apo me kurriz. Gjithsesi kjo pozë në profil e kryeministrit dhe Zahos është tepër e bukur!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *