Noga denoncon Kristelën: Vrau fëmijën tim! 0 161

Historia e martesës dhe më pas ndarjes së tyre, është e përfolura e këtyre ditëve në mediat rozë, e sidomos pas prononcimeve të reja të ish-çiftit Noga dhe Kristela Gjoka.
Në një prononcim për Anabel.al reperi është shprehur se jo vetëm do ta çojë padinë në gjykatën e Lezhës dhe në Tiranë, por do t’i kërkoj Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri që të ndjekë penalisht doktorin, i cili ka realizuar abortin në këtë fazë të shtatzënisë.
“Nuk bëhet fjalë më për fetus, por 6 muajsh shtatzënë flitet për një fëmijë të zhvilluar. Fëmijën tim, të cilin ajo me doktorin e vranë padrejtësisht. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje”, është shprehur këngëtari.
Gjatë një interviste të dhënë në fundjavë, ai ka folur gjërësisht për ndarjen e tyre, e cila sipas tij ka ardhur për arsye banale dhe mungese dashurie. Ndërkohë që nga ana tjetër, Kristela është shprehur se Noga me këto veprime kërkon thjeshtë famë dhe vëmendje prej saj. Po ashtu, prezantuesja e ka mohuar kategorisht shtatzëninë.
Duke marrë parasysh deklarat e fundit të dy palëve dhe padinë e reperit, të gjithë jemi në pritje sesi do të jetë vazhdimi i kësaj historie.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *