KreuCelebrity

Takimet e fshehta të Rita Orës dhe Lewis Hamilton!

Rita Ora dhe Lewis Hamilton janë vënë disa herë në qendër të mediave rozë për një romancë të mundshme midis tyre. Shkak për këto thashetheme kanë qenë takimet e tyre të fshehta dhe pozat kompomentuese të siguruara nga paparacët.
Edhe ditën e djeshme piloti britanik dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ishte Hamilton ai që ka mbërritur i pari në një lokal nate në Nju Njork, ndëra Rita erdhi pas 10 minutash. Edhe kur u larguan, ishte Ora që doli e para, ndërkohë pas 5 minutash u largua nga lokali edhe Hamilton.
Ky takim shton edhe më shumë dozën e thashethemeve për një romancë të mundshme midis tyre, megjithëse mbetet ende të presin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF