Tentojnë të grabisin bankën: Çajnë murin e kasafortës! 0 76

Një vjedhje e mbetur në tentativë ka qenë ajo që është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për selinë e “BKT Bank”, muri i të cilës ka pësuar çarje, 50 me 30 cm, pikërisht tek dhoma e kasafortës. Nga mbikëqyrja paraprake dhe nga burimet e policisë rezulton që kasaforta nuk është prekur.
Megjithatë priten punonjësit e bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje, apo ka mbetur në tentativë.
Burimet zyrtare shtojnë se, grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *