Heronjtë e rrezikshëm të “Suicide Squad” dominojnë box-office amerikanoverior 0 105

“Suicide Squad”, filmi i ri i “Warner Bros” i inspiruar nga universi i revistave me kartona të “DC Comics”, ka dalë në krye të boc-office të amerikës së veriut që në fundjavën e tij të parë, sipas shifrave përfundimtare të publikuara të hënën nga kompania “Exhibitor Relations”.

Përjaashtojini “Suparman” apo “Batman”, këtë herë bota e vë fatin e saj krejtësisht në duart e kriminelëve të rrezikshëm për të shpëtuar nga një kërcënim i ri në këtë superprodhim që ka kushtuar 175 milionë dollarë.

Pavarësisht kritikave të shumta, ky film me Will Smith, Jared Leto dhe Margot Robbie ka regjistruar një shumë prej 133,4 milionë dollarë në daljen e parë, duke ia kaluar edhe “Guardians of the Galaxy” që kishte thyer para dy vitesh rekordin e shitjeve të publikimit të parë në histëri për muajin gusht.

Përballë këtij pushtimi me super të këqinj, agjenti sekret që ka humbur memorjen “Jason Bourne” (Matt Damon) nuk ka mundur të luftojë më shumë dhe ka rënë në vend të dytë me vetëm 22,4 milionë dollarë hyrje, në një total prej 103,4 milionë dollarë në dy javë.

“Bad Moms”, komedi me Mila Kunis, Kristen Bell dhe Kathryn Hahn me nëna të super mbingarkuara që fillojnë një jetë të çmendur zbret në vend të tretë me 14 milionë dollarë (50,9 milionë në dy javë).

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *