KreuFashion

Shfaqet mjeshtri i parë i “Pokemon Go”, i pari që mbledh gjithë Pokemonët

Nick Johnson, mjeshtër i “Pokemon Go” është personi i par që arrin të mbledhë të gjithë pokemonët në dispozicion duke përfunduar ndjekien e tij botërore pasi kishte kaluar nga Parisi, në Hong Kong dhe Sidnei.

I mbështetur nga Expedia (agjenci udhëtimesh), Nick është personi i parë që ka udhëtuar rreth botës dhe ka arritur të mbledhë të gjithë pokemonët e një rajoni, si “Mr. Mime” në Paris, “Canarticho” në Hong Kong dhe së fundmi “Kangaskhan” në Sidnei.

Në 151 pokemonë të disponueshëm në lojë, Johnson ka mbledhur të 142 personazhet dixhitale të disponueshme për SHBA-në në vetëm në dy javët e para të lançimit të lojës.

Ylli i tij i fatiti “Expedia” e shoqëroi në të gjitha udhëtimet. Johnson Expedia në aventurat e tyre lëvizën nga një cep i botës në tjetrin, nga SHBA-ja në Japoni, Hong Kong, Australi…

“Ne jemi të lumtur që ishim në gjendje të ndihmonim Nick të jetonte ëndërrën e tij të pokemonëve dhe të udhëtonte larg për t’i kapur të gjithë. Rruga e Nick është një shembull pasionant se si Pokemon Go transformon lojtarët në udhëtarë, ndryshon destinacionet turistike dhe bashkon një komunitet të gjithë”, komentoi Georg Ruebensal, drejtor i përgjithshëm i markës “Expedia”.

“Kjo lojë inkurajon gjithashtu njerëzit të bëhen turistë në vetë qytetin e tyre duke nxjerrë lojtarët për të eksploruar zona që nuk i kanë parë asnjëherë në qytetin e tyre. Tashmë Pokemon Go është një mënyrë e re për të udhëtuar, njohur persona të tjerë dhe të eksplorosh botën”, theksoi ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF