19 shprehjet të “zgjuara” nga Kylie Jenner 0 141

Ylli i reality shoë-t “Kepping up with the Kardashians”, Kylie Jenner feston ditëlindjen e saj të 19-të. Adoleshentja e famshme, më e vogla e familjes Kardashian-Jenner, njihet si një nga yjet më të rinj të Hollywood-it.
Festimet për ditëlindjen e saj kanë nisur ditë më parë, ndërsa ditën e sotme ajo mbushi 19 vjeç. Dhuratat për ditëlindjen e saj padyshim ishin të shumta, por më e vecanta ishte dhurata nga i dashuri i saj Tyga, një makinë luksoze Mercedes Benz Maybach. Tyga, gjithashtu e ka filmuar tërësisht momentin e surprizës, ku Kylie e emocionuar, ka postuar në Snapchat një foto në makinën e saj të re, me mbishkrimin “Too bossy for me” (shumë autoritare/zyrtare për mua).
Fansat e saj janë të vëmendshëm ndaj cdo postimi të saj, i cili padyshim nuk kalon pa u komentuar, pa shfryrë apo pa shprehur ndonjë pakënaqësi kur shikojnë që vetëm 19 vjeç, ajo zotëron shtëpi gjigande të saj, makina luksoze, jetë super të shtrenjtë dhe ka linjën e saj kozmetike aq të famshme dhe të dashur nga të gjithë.
Për të festuar ditëlindjen e saj të 19, po ju sjellim 19 shprehjet më të bukura të cituara nga vetë ajo.
1. Cdo herë që unë bëj një makeup profesional, unë shkrep një foto.
2. Njerëzit mendojnë që e kanë të qartë idenë se kush jam, vetëm duke u nisur nga një video 4 sekondëshe në Snapchat…blogje të rreme, shkrime apo kopertina revistash. Në realitet asnjë nuk më njeh kush jam përvec familjes time dhe miqve të afërm.
3. Sa më shumë njerëz të të duan, aq më shumë do të të urrejnë.
4. Praktikisht unë ha vetëm një gatim indian, ‘makarona indiane me supë’.
5. Ndihem sikur çdo vit ka një energji të re. Ndihem që ky vit është viti për të lançuar projekte. 2016, duket mirë.
6. Ndihem sikur kam humbur shumë cilësi të miat, e kjo vetëm se kam dëgjuar njerëz budallenj dhe injorantë.

7. Kur të mbush 30 vjeç, kam dëshirë të jem “jashtë harte”, të kem një familje, një fermë në Malibu dhe të rris pulat e mia.
8. Unë shkrep, 500 ‘selfie’, përpara se të publikoj një që më pëlqen.
9. Të gjithë më pyesin, ‘Kush është trendi yt i preferuar?’ Dhe unë asnjëherë nuk përgjigjem.
10. Dua të eksploroj shumë gjëra, madje dhe aktrim.
11. Jam e frikësuar për ditën kur do të mbush 19. Nuk dua të rritem pas të 18-ave.
12. Nëse je ndryshe, ose mendon që dicka e jotja është e cuditshme apo jashtë të zakonshmes, unë mendoj që është gjëja më ‘cool’.
13. Unë nuk mund të kem flokë kafe për një arsye. Mendoj që nuk më shkon më ngjyrën time të lëkurës. Në momentin që unë konstatoj që flokët e mi janë hapur nga dielli, menjëherë i lyej të zeza. Sa më të errëta aq më mirë.
14. Perëndimi i diellit është padyshim gjëja më e preferuar e imja.
15. Unë i ndjek të gjithe blogjet e modës dhe po, ato më inspirojnë mua. Nuk jam e fiksuar me asnjë në veçanti, vetëm me ata njerëz që unë jam e lidhur romantikisht. Ndonjëherë unë ‘përgjoj’ në instagram, ex-at e mi.
16. Në një botë tjetër do të doja të kisha flokë rozë, sy blu dhe të isha e mbuluar me xixa.
17. Ndonjëherë ndihem keq… Asnjë nuk qëndron në shtëpinë time.
18. Ndihem sikur, sa më shumë rritem, nuk qesh me të madhe aq sa të të dalin lotë nga sytë. Thjesht nuk të duken gjërat aq qesharake.
19. Njerëzit mund të thonë shumë gjëra kur qëndrojnë pas një ekrani kompjuteri apo telefoni, por a do të thoshin të njejtat gjëra duke të të pasur përballë? Jo. Kështu që injoroje. Cdokush është i bukur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *