Bizhutë më emblematike të kinemasë 0 33

Mes argjendarisë dhe kinemasë, një histori e vërtetë dashurie reziston. Nëse aktoret dashurojnë të zbukurohen me bixhutë më të bukura për të shkëlqyer mbi tapetin e kuq, për premiera apo me rastin e evenimevteve si Festivali i Kanës apo Oskarët, shtëpitë e argjenurinave kalojnë shpesh herë kufirin për t’u shfaqur në ekranin e madh.

Element i rëndësishëm i historisë apo thjesht një aksesor që kontribuon për të kompesuar një personazh, bizhuja nuk kalon pa u vënë re. Ajo imponohet shpesh si një aktor i vërtetë i një filmi, si rasti i Zemrës së Oqeanit tek filmi “Titanic” kërkimi i të cilit shënon pikën e fillimit të këtij kulti me metrazh të gjatë të James Cameron.

Shpesh, ajo hyn në kronikat e kinemasë me një prani aq të fortë sa që i garanton një status ikonik. Diamantet në filmin “Some Like It Hot” (të regjizorit Billy Wilder) apo perlat e Audrey Hepbrunt në filmin “Breakfast at Tiffany’s” (të regjizorit Blake Edwards) janë shembulli më i mirë.

Zbuloni në galerinë tonë të fotove bizhutë më emblematike të historisë së kinemasë

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *