KreuCelebrity

E dashura 30 vite më e vogël e R.Kelly!

R.Kelly është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij me vajza të mitura, por mesa duket ai nuk do të ia dijë për atë çfarë mund të thonë njerëzit. Mediat shkruajnë se këngëtari ka nisur një romancë me modelen 19 vjeçare, Halle Calhoun. 49 vjeçari dhe modelja janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në një klub të Atlantës, të ulur në zonën Vip.
Paparacët i kanë fotografuar edhe në plazh, ku dyshja e përfolur për një romancë, shoqëroheshin edhe nga një mikeshë e përbashkët e tyre.
Edhe 19 vjeçarja ka postuar në rrjetet sociale disa foto me këngëtarin, ku ato duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lidhjen, të gjitha faktet të bëjnë të besosh se mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF