KreuCelebrity

Kendall Jenner tregon gabimin e saj më të madh të bukurisë

Në familjen Kardashian-Jenner, ekspermientet fatkeqe në çështjet e bukurisë vazhdojnë të jenë të zakonshme. Ju kujtohet Kylie me një dekolte të çuditshme për shkak të një nxirje jo uniforme, apo kombinime makiazhi që shpesh herë janë super të dështuara.

Madje sot Kendall Jenner tregon hapin e saj më të gabuar që ka bërë në çështjet e bukurisë, kur ishte më e re, top modelja hoqi të gjitha vetullat. Po, po të gjitha vetullat.

“Kur isha adoleshente, më erdhi një ide shumë e çuditshme, hoqa krejtësisht vetullat e mia! Për fat të mirë mbinë prap, por motrat e mia i zuri krejtësisht paniku”, shkruan ajo në blogun e saj, ku ajo ndahu me fansat këtë gabim të rinisë.

Modelja tregon në fund se pas këtij episodi shkatërrues, vetullat e saj i kanë prekur vetëm profesionistët… që nga mosha 14 vjeç. Ose je një Kardashian-Jenner ose nuk je.

Zbuloni në galerinë tonë të fotove hapat e gabuar të yjeve në çështjen e makiazhit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF