Një moment i veçantë në koncertin e Dua Lipa në Kosovë! 0 105

Dua Lipa ka performuar mbrëmjen e djeshme në vendlindjen e saj. Duket se këngëtarja me famë botërore e ka shijuar të gjithë performancën dhe dashurinë e publikut që brohoriste gjatë gjithë kohës “Dua, Dua”.
Por një moment i veçantë gjatë performancës së 21 vjeçares ka qenë kur babai i saj është ngjitur për të kënduar bashkë me të.
‘Yje deri sa të të zërë syri. Duke kënduar këngën e tim ati, i kërkova të ngjitej në skenë me mua! Një mbrëmje me të vërtetë e paharrueshme! Një nga ato që nuk harrohen gjithë jetën! Të dua, Dukagjin Lipa, faleminderit për gjithçka bën! Beso në diell’, ka shkruar Dua Lipa.
Artistja ka performuar këngën “Beso në diell” të grupit nga Kosova “Oda”, ku babai i saj ka qenë vokalist.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *