Arjon Muca, sërish me një bjonde! 0 308

Mbrëmjen e djeshme, në koncertin e Dua Lipës, në Sheshin Nënë Tereza, krahas fansave të shumtë të këngëtares, vihej re dhe prezenca e personazheve të njohur.
Në rreshtin e parë, aty ku ndodhej publiku i cili kishte arritur të siguronte ftesa për ta shijuar nga afër performancën e këngëtares 21-vjecare, ndodhej dhe Arjon Muca. I veshur sport, me një kapelë në kokë, ai shoqërohej nga një vajzë bjonde, e cila nga afrimiteti me Arjonin, mesa duket ishte e dashura e tij e re.
Çifti përgjatë gjithë mbrëmjes ka qëndruar pranë njëri-tjetrit duke kërcyer e shkëmbyer biseda të shkurtra.
Ajo që binte më shumë në sy, ishte fakti që vajza tërhiqte çdo moment vëmendjen e Arjonit, me gjeste dashurie ndaj tij.
Bordo ka arritur të sigurojë disa foto gjatë kohës që cifti po ndiqte performancën e këngëtares, ku dallohet qartë kimia mes tyre. Mesa duket Arjoni nuk ka ndërmend të heqë dorë nga bjondet!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *