KreuCelebrity

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa në shesh për Dua Lipën!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë ndjekur nga sheshi “Nënë Tereza” mbrëmjen e djeshme koncertin e shumëpritur të Dua Lipës. Edhe pse çifti kishin të gjithë mundësinë për ta ndjekur koncertin në Zonën Vip, ku do të mund të akomodoheshin edhe më mirë, ato kanë preferuar të qëndrojnë në shesh së bashku me qytetarët e tjerë. Revista Bordo ka fotografuar Erionin dhe Ajolën, të cilët kanë shijuar koncertin në radhët e para në shesh së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë. Edhe pse shumë personazhe të tjerë të famshëm kishin zgjedhur ta shihnin performancën e Dua Lipa nga Zona Vip, dyshja është treguar modeste në këtë aspekt.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF