Prnci William shet Range Rover-in e tij 0 143

Një Range Rover mbretëror, ai i princit William dhe bashkëshortes së tij Kate Middleton, nxirret në ankand dhe paratë e fituara do të jepen për bamirësi.

Kurora britanike po ndahet nga diamantet e saj… automobilistike. Pas shitjes në prill të Bentley Mulsanne të mbretëreshës Elizabeth II, tani është rradha e Range Rover të princit William që do të shërbejë për qëllime bamirësie. Ky automjet që ka parë lindjen e George, fëmija i parë i princit William dhe Kate Middleton, është nxjerrë në shitje në faqen e internetit charitystars.com.

Bëhet fjalë për një model 4×4 luksoze (version “Vogue SE” me lëkurë, drita Xenon, sistem audio Merdian, navigator…) dhe është e pajisur me një motor diesel 4,4 litra dhe çliron 339 kuaj fuqi (0-96 km/h për 6,5 sek, 217 shpejtësia maksimale).

Ankandi do të përfundojë të enjten më 15 shtator 2016 në orën 21. Në momentin që po ju shkruajmë vlera në ankand për këtë është 49 970 sterlina ose ekuivalentja e 58 500 eurove. A jeni gati të hyni në ankand?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *