KreuCelebrity

Angela Martini dhe i dashuri vijnë me një set fotosh provokuese!

Modelja Angela Martini dhe partneri i saj rumun, Dragos Savulescu kanë realizuar së fundi një set fotografik së bashku. Çifti ka pozuar për fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili është edhe një mik i mirë me Angelën. Dyshja shfaqet ndryshe dhe shumë provokuese në këto poza.
Ashtu sikurse Angela, dhe i dashuri i saj, Dragos i kanë ndarë me ndjekësit e tyre këto foto. Pas pushimeve në Mykonos, momentalisht çifti është duke qëndruar në Rumani, në vendlindjen e Dragos, ku sikurse kemi parë nga fotot, Angela ka takuar familjen e tij.
Lidhja e tyre u bë publike pak muaj më parë, ndërkohë që edhe vetë protagonistët nuk kanë hezituar të shprehin hapur dashurinë për njëri-tjetrin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF