Arsyet përse duhet të konsumojmë çaj! 0 5

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga “Clinical Nutrition”, është vërtetuar se vetëm disa gota çaji të zi në ditë ulin me 31% rrezikun e kancerit të vezores (kjo krahasuar me një filxhan çaj ose edhe asnjë).
Në këtë studim, hulumtuesit konstatuan se dietat e më shumë se 170 000 grave, mes moshave 25 dhe 55, për më shumë se tri dekada. Pas analizimit të pyetësorëve, rezultoi se gratë që konsumonin sasi të larta të ushqimeve me flavonoids, një lloj antioksidanti që gjendet në ҫaj, në agrume, fruta dhe lëngje, mollë dhe verë të kuqe, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezores.
Në mënyrë të veҫantë, hulumtuesit zbuluan se çaj i zi është veçanërisht mbrojtës i këtij lloj kanceri dhe kjo, thanë ata, është një gjetje mjaft e rëndësishme, sepse është një ndryshim që mund të bëhet fare lehtë në rutinën tonë të përditshme.
Por përfitimet shëndetësore ҫajit nuk lidhen vetë, me uljen e rrezikut të kancerit të vezores.
Më poshtë, gjeni arsyet përse çaji i bën mirë organizmit tonë:

Ul tensionin e gjakut

Një analizë e re, pas një rishikimi të 25 studimeve të ndryshme, të botuara revistën britanike “Nutrition Journal”, është vërtetuar se njerëzit që pinë ҫdo ditë ҫaj të gjelbër apo të zi, për 12 javë me radhë, e kishin presionin e gjakut më të ulët se njerëzit që pinin çaj për një periudhë të shkurtër. Duhet theksuar se në uljen e presionit të gjakut çaji jeshil ka pasur një efekt më të madh, krahasuar me çajin e zi.

Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e kancerit të pankreasit

Një studim në revistën “Epidemiologjia e kancerit”, ka parë ndikimin e ҫajit jeshil në kancerin e pankreasit tek të rriturit kinezë. Hulumtuesit mblodhën informacione nga pothuajse 2 000 njerëz (908 prej të cilëve ishin me kancer në pankreas) në lidhje me llojin e çajit të preferuar, sa shpesh e pinin atë dhe temperaturën e tyre të preferuar. Në fund, rezultoi se gratë kanë përfituar më shumë, veçanërisht nga çaji jeshil: Ato që e pinin rregullisht atë, kishin një rrezik rreth 32% më të ulët të zhvillimit të kancerit të pankreasit, në krahasim me gratë që nuk pinin fare.

Zvogëlon stresin

Ҫaji mund të jetë zgjedhje për atë momentin e verandës që përmendëm më sipër. Por nuk është vetëm kaq. Në një studim të muajve të fundit është theksuar se çaji jeshil dhe çaj i zi mund të ndihmojnë shumë për t’ju qetësuar. Hulumtuesit kishin 18 të rritur (burra dhe gra, 50 – 50), të cilët duhet të bënin një sërë detyrash të vështira, si p.sh. probleme të komplikuara matematike, në tri raste të ndara. Pasi mbaruan, pjesëmarrëve u dhanë për të pirë ujë të ngrohtë, çaj jeshil dhe çaj të zi. Përgjatë eksperimentit, studiuesit mblodhën pështymën e pjesëmarrësve, e cila shërbeu për testimin e shënuesve të stresit. Ata provuan se të dy llojet e ҫajit kishin ulur në mënyrë të ndjeshme shënjuesit e stresit më mirë se sa uji i ngrohtë gjatë detyrave stresuese dhe më pas.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *