Cilët janë më llafazanë… femrat apo meshkujt? 0 89

Idenë e rrënjosur se femrat e dashurojnë të folurën, ndërsa meshkujt janë më të rezervuar në bisedat mes tyre është përpjekur që ta analizojë shkenca. Pas disa kërkimeve, duket se ky mendim mbizotërues është i vërtetë dhe përgjegjës për këtë mund të jetë një proteinë, FoxP2 (e cila nga shkencëtarët njihet edhe si proteina e gjuhës), e cila është e pranishme në sasi më të madhe në trurin e femrës. Këtë e tregon një studim në universitetin e “Maryland-it”, që kreu një testim ciklik mbi një grup prej 20 fëmijësh, 10 djem dhe 10 vajza të moshave 4-5 vjeçare, sipas Express.

Te vajzat kjo proteinë ishe rreth 30% në sasi më të madhe sesa te djemtë, e kjo shpjegon se përse zakonisht vajzat nisin që të flasin më shpejt krahasuar me djemtë dhe në vazhdim përdorin një fjalor më të gjerë.

Ky rezultat konfirmon të dhënat e një kërkimi të kryer nga neuropsikiatrja Louann Brizendine, e publikuar në revistën “The Female Brain”, në bazë të të cilit gratë shqiptojnë 20 mijë fjalë në ditë, ndërsa burrat vetëm 7 mijë, transmeton Shqip.

Në një studim të mëpasshëm të universitetit të “Arizonës”, ndryshimi i fjalëve të shqiptuara ulet ndjeshëm. Referuar atij, femrat thonë në një ditë vetëm 16.215 fjalë, krahasuar me meshkujt që shqiptojnë 15.669.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *