KreuFashion

Ditëlindja e çmendur e Kylie Jenner!

Ditëlindja e 19-të e Kylie Jenner prej ditësh është në fokus të mediave, për shkak të festimeve afatgjata. Më e vogla e familjes, ka festuar disa ditë rresht, për ta përmbyllur më pas në ishujt Bahamas me mikeshat dhe të afëmit e saj.
19-vjetori i lindjes e gjeti Kylie Jenner me ngjyrë tjetër flokësh dhe një tatuazh tek të pasmet dhe sërish me Tyga.
Ky i fundit ka sfiduar urdhër-arrestin e autoriteteve amerikane dhe ka vrapuar pas 19-vjeçares në plazhet e Caicos.
26-vjeçari sfidoi autoritetet duke mos u paraqitur në një gjykatë të Los Anxhelesit, ku është paditur nga një ish-qiradhënës që pretendon se këngëtari nuk i ka paguar 480 mijë dollarë qira nga prona ku jetoi në Malibu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF