KreuFashion

Ja çfarë i ka mësuar Bebe Rexha bandës së saj për Shqipërinë!

Duket se shqiptarët nuk e harrojnë lehtë origjinën e tyre. Këtë e ka dëshmuar edhe një herë tjetër dje, Bebe Rexha, artistja me origjinë shqiptare, e cila po korr vazhdimisht suksese në arenën ndërkombëtare. Në snapchatin e saj, ajo ka postuar një foto dhe video ku shkruan:
“Duke i mësuar anëtarëve të bandës sime si të kërcejnë si shqiptarërët”, ka shkruar Bebe, teksa në sfond dëgjohen tingujt e muzikës shqiptare karakteristike të veriut!
Edhe më herët këngëtarja e hitit “No broken hearts” ka folur hapur për origjinën e saj shqiptare, madje ka deklaruar se do dëshironte që i dashuri i saj të kishte të njëjtën origjinë si ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF