KreuCelebrity

Jessica Alba me një linjë xhinsesh firmosur DL 1961

E dinim që ishte një guru e bukurisë, por Jessica Alba habit sërish duke u hedhur në një sektor të ri… denim. Aktorja që është bërë një “businesswoman” sapo ka lançuar linjën e saj të xhinseve me markën amerikane DL 1961.

Në zemër të këtij koleksioni? Linjat dhe konforti. “Të gjitha duan që të kenë vithe të bukura kur veshim xhinset por ne duam gjithashtu të ndihemi rehat”, shpjegon Jessica Alba.

“Detajet janë thelbësore kur flasim për dizenjo dhe në veçanti për xhinset. Për këtë arsye isha e fiksuar pas gjërash si proporcionet e prerjeve apo vendosja e xhepave dhe mbylljeve. Nëse këto nuk më pëlqejnë mua apo miqve të mi, atëherë provojmë diëka tjetër”, vazhdon ajo.

Rezultati është një linjë me 18 modele që lëvizin nga xhinset skinny tek boyfriend duke kaluar nga prerja tub. Dhe për t’u përshtatur me maksimumin e morfologjive, ekzistojnë shtatë prerje të ndryshme.

“Jessica ka kaluar shumë kohë duke punuar mbi detajet e këtij koleksioni, këtë do ta ndjeni sapo të vishni një prej xhinseve të saj”, thotë Sarah Ahmed, drejtoreshë artistike e markës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF