KreuStil Jetese

Nga liqeni me “njolla” te liqeni rozë: Më të bukurit dhe të veçantët në botë!

1.Deti i Vdekur. Është në fakt një liqen me ujë të kripur, një dukuri mjaft e rrallë. I famshëm për vetitë kuruese dhe përqendrimin e lartë të kripës.

2.Liqeni Berryessa. Ndodhet në Kaliforni. Është i famshëm për vrimën e tij të cilësuar “të shenjtë”.

3.Liqeni Krater, Oregon, SHBA. Është formuar pas shpërthimit të një vullkani. Është më i thelli në SHBA me më shumë se 1 mijë metra thellësi.

4.Liqeni Bajkal, Siberi. Është liqeni më i thellë në botë, 1642 metra i thellë. Gjithashtu është liqeni më i vjetër në histori. Shkencëtarë amerikanë dhe rusë kanë llogaritur që mund të jetë më i vjetër se 25 milionë vjet.

5.Liqeni Abraham, Kanada. Është liqen artificial, por ajo që e bën të jashtëzakonshëm janë flluskat e ngrira në sezonin e dimrit, një dukuri që ndodh vetëm këtu.

6.Liqeni Taal në Filipine. Është më i fotografuari në botë. Ka formën e një zemre.

7.Liqeni “5 lulet”, Kinë. Është vetëm 5 metra i thellë por ndjell mijëra turistë për shkak të reflektimit përrallor të luleve dhe pemëve rreth tij.

8.Liqeni me Njolla, Kanada. Mjafton të shihni foton dhe e kuptoni arsyen.

9.Liqeni Rozë, Australi. Është komplet rozë në çdo stinë të vitit. Uji merr këtë ngjyrë nga beta-karoteni që lëshon një lloj alge në liqen.

10.Liqeni Plitvice, Kroaci. Ndër më të vjetrin në Europë dhe më i madhi në Kroaci. Veçoria e tij është ndryshon ngjyrë sipas orareve të ditës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF