Fansat e vegjël të Shakirës! 0 51

Kënga e fundit e lançuar nga Shakira dhe Carlos Vives me titull “La Bicicleta” është shndërruar menjëherë në hit edhe për fëmijët e vegjël. Sipas komenteve, kjo këngë është pëlqyer shumë nga fansat e saj dhe numëron mbi 100 milion klikime në Youtube.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja kolumbiane filloi të postonte video në profilin e saj në instagram të fansave të saj më të rinj duke kërcyer këngën e saj.
Teksa i sheh videot vërtetë që janë shumë të adhurueshme, por bie në sy fakti sa të talentuar janë këta fëmijë të vëgjël.
Shakira, u ka kërkuar prindërve të postojnë dhe shpërndajnë këto video nën hashtagun #LaBicicletaKids, duke premtuar se do të postojë videot e saj të preferuara.

Përshtati: Daljana Sejdia

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *