KreuFashion

Luiza Gega: Gati për sot, pavarësisht dëmtimeve në tendinë!

Kampionia Luiza Gega do të garojë mbrëmjen e sotme në Lojrat Olimpike në orën 16:00. Me anë të një statusi në facebook, ajo ka treguar se pavarësisht se nuk është në 100%  të formës së saj më të mirë, sërish do të jap maksimumin ditën e sotme.
“Gati për sot. Dhe pse ndoshta jo në 100% të formës time pasi dëmtimi në tendinë mbas Kampionatit Europian më ka lënë pak mbrapa me stërvitjen speciale të pengesave përsëri do jap maksimumin tim. Janë Lojërat e para Olimpike për mua dhe dua t’i shijoj në maksimum. Gjithsesi sporti për mua nuk mbyllet këtu lojrat e ardhshme vijnë më shpejt se i mendojmë dhe unë do të vi me synime shumë më të mëdha. Ndihem shumë me fat që kam një mbështetje shumë të madhe nga njerëzit, ku urime pa fund akoma vazhdojnë të më vijnë. Faleminderit”, ka shkruar Luiza Gega në rrjetet sociale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF