Muzetë e veturave: Kasafortat e pasionit! 0 182

Konservojnë vetura, por mbi të gjitha pasion. Muzetë e automjeteve janë të pranishme në çdo cep të Evropës dhe të botës. Sepse veturat nuk janë vetëm një mjetë që shërbejnë për lëvizjen dhe konfortin, por janë gjithashtu edhe vepra arti që tërheqin gjithnjë e më shumë persona vetëm nga pamja e tyre estetike.

Në tokën gjermane normalisht që bien në sy muzetë e Porsche, Mercedes dhe BMW duke kaluar nga “Autostadt Volkswagen”, një qytezë e veturës. Pa harruar “Audi Museum Mobile”. Të gjithë të ndërtuar ose restauruar kohët e fundit.

Por edhe në krahun tjetër të Adriatikut, në Itali, nuk mungojnë muze të tillë, madje u përkasin markave që kanë bërë historinë dhe vazhdojnë të bëjnë të ëndërrojnë të apasionuarit e garave. Kështu gjejmë muzeun historik të Alfa Romeo në Arese. në Torino gjendet “Centro Storico Fiat”, qendër muzeale dhe arkiv i gjigantit italian “Gruppo FCA”. Por mbi të gjitha nuk duhet harruar “Museo Ferrari Maranello” dhe “Museo Lamborghini”.

Ndërsa përtej alpeve gjejmë disa muze më tradicional si “Conservatoire Citroën” dhe “Musée de l’Aventure Peugeot”. Por Franca mund të mburret se ka edhe “Cité de l’Automobile” në Myluzë, një prej muzeve më të mëdhenj në botë me 520 vetura dhe me koleksionin më të madh në botë të modeleve Bugatti.

Britania e Madhe nuk mbetet mbrapa ku gjejmë “Bentley Motor Museum” dhe “National Motor Museum”, që bëjnë pjesë në kompleksin “Beaulieu” ku mund të hyni gjithashtu në Palace House, një nga rezidencat më të bukura të këtij kombi. Por nëse kërkoni muzeun më të madh Rolls-Royce atëherë jeni në vendin e gabuar sepse duhet të shkoni në Austri, në Dornbirn. Ndërsa në Republikën Çeke do të gjeni “Škoda Muzeum”. Por edhe suedia ka dy muze shumë të rëndësishëm dhe me histori atë të “Saab Car Museum” dhe “Volvo Museum”.

Këtë verë për të gjithë ata që duan të vazhdojnë të ndjekin pasionin e tyre drejt automjeteve, mund të bëni një shëtitje në një prej këtyre muzeve dhe të keni mundësinë që të shihni modele që kanë bërë historinë por edhe modele ekskluzive që nuk janë nxjerrë asnjëherë në treg.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *