Shndërrimi i pabesueshëm i Kylie Jenner: Nga një vajzë me quka, në idhullin e miliona të rinjve! 0 288

Nga ajo fytyra e vajzës me syze, në një superyll. Ylli i rality show-t Kylie Jenner  ka pësuar ndryshime nga viti në vit përpara syve të  miliona ndjekësve të saj, dhe me rastin e ditëlindjes së saj të 19-të, le t’i hedhim një sy transformimit drastik që ajo ka pësuar.   Duke nisur që me lip fillers (mbushje buzësh) në moshën 17 vjeçare, zbardhjen e flokëve me peroksid si dhe me thashethemet për kirurgji plastike, bukuroshja zeshkane nuk pëlqen të komentojë asgjë nga këto. Familje e lumtur ! Viti 2008 , në moshën 11  vjeçare Me flokë të gjatë, vetëm me disa fije të zbardhura, me një buzëqeshje të pafajshme dhe me një bukuri natyrale, ajo shihet në krahët e mamasë Kris gjatë një koncerti privat në Los Angeles.

Përshëndetje flokë !  Viti 2009 në moshën 12 vjeçare Një vit i ri me një stil të ri flokësh. Këtë herë Kylie vendosi të eksperimentojë me flokët e saj duke i prerë ato me baluke të cilat bënin që mezi t’i dukeshin sytë e mëdhenj të zinj. Kështu u paraqit vogëlushja Kylie në një event Tangoje në kaliforni.

Tan tastic (fantastike)! Viti  2010 , në moshën 13 vjeçare E çuditshme si ajo kaloi kaq shpejt nga një nxënëse adoleshente në atë vajzësn e sofistikuar. Kylie u paraqit në premierën e teatrit kinez në Hollywood mjaft e kuruar.

Sy të sfumuar! Viti  2011, në  moshën 14 vjeçare Gjatë kohës kur mbushi 14 vjeç, Kylie kishte një look me sy të sfumuar me ngjyrë të errët. Ajo dukej e ftohtë në çdo centimetër të  trupit.

Sirena seksi ! Viti 2013, në moshën 16 vjeçare Bukuroshja e eklranit, motra e Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian, tregoi se nuk do të vazhdonte të jetonte nën hijen e motrave. Ndaj filloi të tregohej e guximshme edhe në veshje.

Kthim në bionde! Viti 2014,në moshën 17  vjeçare E etur për të ri-improvizuar stilin e saj, Kylie u kthye përsëri në ngjyrën e shndritshme…bionde. Gjatë kësaj moshe ajo filloi të përdorte fustane të ngushtë që ti nxirrnin në pah linjat e trupit. Kirurgu  Dr Simon Ourian i tha motrës së saj, Khloes që Kylie ka pësuar një metamorfozë të mahnitshme gjatë dy viteve të fundit.

Fryrja e buzëve! Viti 2015, në moshën 18 vjeçare Bukuroshja gjatë këtij viti bëri një ndryshim tepër të dukshëm në fytyrën e saj, duke fryrë buzët. Edhe pse nuk e pranoi kurrë këtë, ndërhyrja duket.

Look-u i ri i plotë! Viti 2016, në moshën 19 vjeçare Vetëm disa ditë pasi mbush 19 vjeç, Kylie tregoi transformimin e saj të plotë të cilin mund ta dalloni shumë qartë në këto foto të fundit të saj./ InTv

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *