Hugh Grant: Martesa është antiromantike! 0 190

Pasi kishte mburur meritat e lidhjeve jashtë-martesore, komediani 55-vjeçar, Hugh Grant, këtë herë shprehet se e gjen idenë e monogamisë të këndëshme vetëm në teori. “E kuptoj që kjo mund të duket e këndëshme nëse mendojmë të martohemi tamam me personin e duhur. Është miku juaj më i mirë, është diçka e rehatshme dhe sharmante. Por njerëzit bëjnë kaq shumë gabime”, thotë ai.

“A mendoj se qëniet njerëzore duhet të qëndrojnë në marrëdhënie monogamie, krejt besnikë? Jo, jo, jo. Kush thotë që duhet të jemi kështu? Vetëm Bibla ose ndonjë gjë tjetër e këtij lloji. Askush nuk ka thënë se është një ide e mirë. Mendoj se ka diçka antiromantike në martesa. Kjo ju mbyll në vet-vete”, vazhdon Hugh Grant.

Në turne promocionale për filmin “Florence Foster Jenkins” me Meryl Streep, Hugh Grant thyen imazhin e tij prej një britaniku model. Por edhe më parë, në skenën e “Late Late Show” të James Corden më 4 gusht 2016, rrëfente se “nuk arrinte do të mos bënte fëmijë”. I kamur mat nga media duke tradhëtuar shoqen e tij Elisabeth Hurley me një prostitutë në Hollywood Sunset Boulevard në vitin 1995, ai u rikthye beqar në vitin 2000, pas 13 vitesh.

Që atëherë, komediani që nuk është martuar kurrë pati dy fëmijë me aktoren kineze Tinglan Hong, më pas dy të tjerë me partneren e tij aktuale Anna Eberstein, producente diskrete emisionesh në Suedi. Madje ajo ka konfirmuar në Twitter këndvështrimin e shokut të saj mbi martesn: “Mirë ka thënë. Si do që të jetë, martesa është vdekja”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *