KreuCelebrity

Telashe për Dua Lipën, Instagram i fshin videon

Ditën e djeshme Dua Lipa ka postuar në Instagram një video nga koncerti i saj në Tiranë, por Instagrami ia ka fshirë. Ajo ka vendosur ta ripostojë videon duke bashkangjitur një shkrim ku thotë:  “Instagrami ka fshirë videon e këngës sime “Last Dance” për arsye kopjimi, pavarësisht se ajo është kënga ime, kështu që unë e kam ripostuar atë. Fatkeqësisht video nuk ka zë. Koncerti në Tiranë me 30 mijë njerëz. Njerëzit duan të duken si unë. Njerëzit jo të vërtetë, faleminderit!” Mesa duket, Dua është irrituar që Instagrami nuk i njeh këngën e saj dhe kjo ndodh për shkak të profileve false që mund të kenë postuar këngën më parë.  Por kjo video, e shkëputur nga koncerti në Tiranë, është shumë e rëndësishme për këgëtaren, ndaj ajo ka vendosur mos ta fshijë, edhe pse nuk ka zë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF