Fendi feston 90-vjetorin me një sfilatë përrallore 0 125

Një ditë pas mbylljes së Fashion Week Alta Moda, Fandi festonte 90-vjetorin gjatë një sfilate të jashtëzakonshme në Romë. Në Fontana di Trevi, ku shtëpia ka financuar një pjesë të restaurimit, Karl Lagerfeld dhe Silvia Fendi kanë shfaqur idetë e tyre.

Vendi mitik priste një pasarelë jashtë normave, drejtpërdrejtë të instaluar mbi shatërvan. Një pistë gjigante prej xhami ku modelet shfaqeshin si Anita Ekberg në filmin “Dolce Vita”. Fendi edhe këtë herë tregon mjeshtërinë e tij në punimin e peliçeve.

Për këtë 90-vjetor, koleksioni nuk i shpëtonte rregullave. Një mantel prej lëkure qingji me motive persiane i me 5000 vrima të vogla, një xhaketë prej lini të pikturuar me delikatesë në ngjyrë rozë, një pafundësi katorësh të montuar për të krijuar një mantel super luksoz… gjithësej 46 veshje të veçanta festojnë me zë të lartë artizanatin e Fendi.

Legends and Fairy Tales”, ky ishte emri i këtij koleksioni mahnitës. Një arratisje e bukur drejt vendit të përrallave, inspiruar nga “East of the Sun and West of the Moon” kryesisht nga versioni i vitit 1914. Krijuesi ka dëshiruar t’i japë jetë historive të fëmijërisë së tij dhe kryesisht përrallave të Veriut.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *