Pas fundjavës “single”, Loriku shfaqet me familjen! 0 158

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka postuar për herë të parë në Instagramin e tij një foto familjare. Bëhet për fjalë për një foto të tij me bashkëshorten, Monica. Ai e ka shoqëruar foton me mbishkrimin “Kohë me familjen”, duke e shoqëruar me buzëqeshje dhe një zemër, e cila me siguri i dedikohet bashkëshortes së tij. Cana poston rrallë foto me bashkëshorten apo me djalin, ku me këtë të fundit ndan më shpesh momente nga përditshmëria e tyre në rrjetet sociale.
Këto ditë kapiteni i Kombëtares është kthyer në vendlindje për shkak se ka qenë i ftuari special i eventit të pijes “Black Eagle”, i cili është mbajtur ditën e shtunë një “Yacht Club Dhërmi”. Loriku është edhe imazhi i pijes në fjalë.
Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në jug këtë fundjavë, Cana është takuar edhe me kryeministrin e vendit, i cili nuk ka hezituar të postojë një foto me kapitenin, duke e cilësuar “Fotoja e ditës”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *