KreuFashion

Shfarani… erëz jetëzgjatëse!

Erëz kundër kancerit, e mirë për tretjen, antioksidues… prej disa vitesh shafrani i Indisë zë vendin e parë në podiumin e bimëve mjekësore.

Antioksidues i fortë

Kjo erëz e verdhë që vjen nga India, i mundëson trupit të luftojë kundër radikalëve të lirë, substanca në origjinë të plakies së qelizave, parandalon disa sëmundje dhe vonon plakien.

Një anti-inflamator i vërtetë

Aktualisht kjo është vetia e vetme e shafranit të vërtetuar nga shkencëtarët. Është falë këtij roli anti-inflamator që kjo erëz është bërë e famshme për shkak të përdorimit në rast sëmundjesh inflamatore apo dhimbje të kyçeve.

Ndihmon në tretje

Duke stimuluar sekrecionet e mëlçisë, shafrani ndihmon në tretje. Madje me të njëjtin mekanizëm, ai ndihmon në mbrojtjen e faunës. Por nuk duhet ekzagjeruar duke e përdorur në sasi të mëdha sepse trupi nuk e duron dot.

Erëz kundë kancerit?

Por ja argumenti më i përdorur për të promovuar shafranin e Indisë. Studiuesit kanë pranuar se kjo erëz është një agjent parandalues i kancerit, por në të kundërt nuk ka veprime terapeutike që mund ta provojnë.

Si ta konsumoni

Në kuzhinë: këtë erëz e përdorim për t’i dhënë shije pjatave të ngrohta apo edhe sallatave. Meqënëse shafrani është i vështirë për t’u tretur zakonisht shoqërohet gjithnjë me piper. Nga kjo erëz zgjidhni kryesisht pjesët e rrënjve, nëse nuk e keni marrë pluhur të gatshme.

Në zierje: Pas një darke që peshon pak, vendosim ca rrënjë për të zier dhe më pas i filtrojmë. Kini parasysh që ka një shije pak të hidhur.

Si lëng: Shrydheni dhe mbajeni në të ftohtë për të ruajtur vetitë, mund ta konsumoni me fruta ose perime. Mund ta gjeni edhe të gatshëm në framaci.

Si kurë: Merrni kapsula të gatshme që mund t’i gjeni në farmaci dhe përdorini për një muaj minimumi për të larë mëlçinë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF