KreuStil Jetese

Alta Moda Armani Privé, himnizon bukurinë femërore!

Pas një koleksioni të mrekullueshëm për meshkuj në Milano, Giorgio Armani, vazhdon hovin e tij me këtë stil Armani Privé kryesisht grafik. Me spektatorë në resht të parë si gjithnjë verbues si Cate Blanchett, Isabelle Huppert apo ministrja franceze e Kulturës, Audrey Azoulay.“Gjithnjë e kam admiruar bukurinë e veshjeve Armani. Janë kaq shumë femërore!”, shpreher Azoulay.

Skenografia e sfilatës është e njëjta, një e zezë që të tërheq ku Z. Armani këtu i hap rrugën një dekori krejtësisht japonez, në brendësi të “Palais de Chaillot”. Mbi podium, modele të mrekullueshme kostum-pantallona prej mëndafshi su sjellin motivet “pied-de-poule”, perfekte për ditën.

Pantallona nallane prej kadifeje të zezë me prerje të jashtëzakonshme që kombinohet me xhaketa me motive “jacquard”, shpesh të zbukuruara me nyje të mëdha për raste mbrëmjesh. Kryesisht një paradigmë e re e modës, koleksioni distilon esencën e stilit të mjeshtrit milanez.

Gjitha këtyre i shtohet edhe përdorimi i materialeve inovative, si një mozaik rrënjësh në dekompozim që kompozon mëngët e shkëlqyeshme të një këmishe. Të gjitha bashkë çlirojnë një energji dhe elegancë të pakrahasueshme. Dy fustanet prej kadifeje të finales, njëri dekolte me kurrizin e mbushur me yje, tjetri me bisht të gjatë, sjellin xixa në sytë e klientëve.

“Përse gjithë kjo prani e nyjeve? Dëshiroja të theksoja bukurine e grave, atëherë i lidha pak”, thotë me shkak një Armani i buzëqeshur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF