Balina Bodinaku Kryeministrit: Pyet inxhinjerët dhe jo interpretuesit e ëndrrave! 0 241

Balina Bodinaku, një personazh i medias, që së fundmi është aktive përmes rrjetit social facebook ka reaguar sot duke akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama, pas aksidentit të një nëne me djalin e saj 3-vjeçar, teksa ecnin dje në Lungomarre në Vlorë. Përtej ndjesisë dhe shqetësimit të saj, ajo ka vënë gishtin drejt drejtuesit të shtetit për të marrë masa për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës të njerëzve që kalojnë dhe jetojnë aty. Më poshtë statusi i plotë i Bodinakut.
“Nuk më zinte gjumi mbrëmë. Më shfaqej gjithë kohën fytyra e asaj nënë që megjithëse me krahun e dalë vendit nga një rrezim i frikshëm, mundohej të qetësonte djalin e saj 3 vjeçar e t’i pastronte gjakun që i rridhte nga hunda. Kishte dalë pr t’i bërë një xhiro nga lungomare e Vlorës. Do thoni: e ç’deshi andej? S’e dinte ajo që aty kryhen punime? Po këto pyetje mund t’i bëjë vetëm dikush që s’ka qenë në Vlorë këtë verë. Te tjerët e dinë se e gjora nuk kishte nga kalonte tjetër. Duhet të zgjidhte mes lungomares së vdekjes dhe rrugës pa trotuar e të zaptuar nga një trafik i cmendur që vazhdon i njëjtë gjatë 24 orëve. Nuk dua të ankohem për projektin që duket, deri tani, idiot e pa pikë llogjike. Nuk dua të ankohehem për atë rrip të ngushtë që është lënë për të shkarkuar gjithë trafikun e njerëzve që kërkojnë jugun. Nuk po qahem as për 1001 pengesat e paimagjinueshme për çdo fantazi njerëzore që dikujt i duhet të kaloje duke ecur në atë lungomare. Në fund të fundit ajo është ende një kantier ndërtimi. Pyetja ime është, a nuk e kërkon ligji që çdo kantier ndërtimi të plotësojë kushtet e sigurisë? A nuk është detyrim ligjor sinjalistika dhe minimalisht ndriçimi, qoftë dhe provizor? Ndaj një privati, tani do kishte një denoncim. Po kur bëhet fjalë për një projekt publik të kësaj natyre, si i bëhet? Ku të drejtohesh? Si t’ia çosh fjalën kryeministrit që për ca gjëra duhet të pyesë inxhinjerët e projektuesit dhe jo interpretuesit e ëndrrave? Nejse. Thënë të gjitha këto, ajo nëna që më la pa gjumë mbrëmë, pas ca ditësh prapë andej nga lungomare do dalë për shëtitje. Jo për gjë, po nuk ka nga shkon e gjora…”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *