KreuCelebrity

Gerta Heta pas ditëlindjes: Jetën e kam parë dhe jetuar deri tani!

Këngëtarja dhe moderatorja, Gerta Heta ka festuar ditën e djeshme 40 vjetorin e lindjes. Fill një ditë pas ditëlindjes, ajo ka reflektuar për të gjitha vitet e jetuara me anë të një statusi në facebook, ku shkruan se pavarësisht faktit që ka ndërruar prefix, nuk ndihet aq keq sa e kishte menduar.
Ja çfarë ka shkruar Gerta:
“Dje ndërrova prefiks dhe çuditërisht nuk ndihesha aq keq sa mendoja. Nuk di nëse kam jetuar gjysmën e jetës apo me shumë, por të paktën nuk kam pishmane sepse spektaklin e quajtur jetë e kam parë e jetuar deri më tani.
Gjatë këtij spektakli kam kuptuar që gjithçka është aq e përkohshme, vitet ecin me rend rritës, rrudhat po ashtu e sado përpiqemi t’i mbulojmë e kamuflojmë, ato janë aty e plakjen se lufton dot askush, çështja është të plakemi shëndetshëm e në paqe me veten. Shoqëritë ndryshojnë interesa dhe disa miq i ke deri në fund e ca të tjerë deri në një pjesë të rrugëtimit, karriera herë të lë në rrugë e herë të kap mirë, shkëlqimi (ai skeniku meqë e kam provuar në kurriz), totalisht i përkohshëm, fanset po nuk të panë me sy nuk i bie ndërmend për ty. Ama një gjë nuk të lë kurrë gjatë rrugëtimit të jetës; FAMILJA. E madhja dhe e vogla janë aty deri në fund, ndaj duhet të jemi mirënjohës që kemi këtë pasuri, më e madhja nga të gjitha në këtë jete. Bekimi më i madh”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF