Ish- i dashuri i Madonna publikon fotot dhe videot intime të saj! 0 159

Dan Girloy, ish- i dashuri Madonna-s ka realizuar disa foto dhe video të artistes, para se ajo të bëhej e famshme.
Faqja “Page Six” shkruan se Gilroy ia ka dorëzuar të gjitha materialet, ku përfshihen letra personale dhe regjistrime të ndryshme, regjisorit Guy Guido, i cili do të realizojë një dokumentar intim të Madonna-s.
Dokumentari “Emmy And the Breakfast Club”, do të ketë në fokus jetën e artistes nga vitet 1979 deri në 1982, kur Madonna jetonte në një ndërtesë të braktisur, së bashku me Dan dhe vëllain e ti, Ed.
Çifti kanë qenë të lidhur prej 18 muajsh.
Ndërkohë, ish- i dashuri, Dan, ka thënë se dokumentari do të tregojë gjithçka, duke nisur që nga letrat e dashurisë, ku shprehej se do të jepte jetën për Dan, si edhe poezi që shprehnin ndjenjat për të dhe problemet e marrëdhënies së tyre.
Në një nga videot shfaqet dyshja në disa momente intime në krevat, për të cilat Dan është i vendosur t’i publikojë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *