Kështu e thumbon motra e vogël Lori Hoxhën! 0 391

Në ndryshim nga dy motrat e saj më të mëdha, Redia Hoxha, motra e vogël, ka zgjedhur të mbaj jetën e saj private dhe larg vëmendjes së publikut. Janë pikërisht, Lori dhe Sara Hoxha ato që postojnë herë pas herë ndonjë batutë të shkëmbyer me motrën.
Edhe kësaj radhe, ka qenë Lori ajo që ka publikuar një bisedë me Redian, ku kjo e fundit e thumbon motrën e madhe me shaka, duke i shkruar:
“Ur still Lori from Laprak/Ti je akoma Lori nga Lapraka”, i shkruan Redia, duke përdorur një nga shprehjet më të famshme të Jennifer Lopez, “I’m still Jenny from the block/Jam akoma Jenny nga blloku”.
Lori e ka ndarë këtë mesazh me ndjekësit në Snapchat, duke shkruar përbri fotos: “Redia e di shumë mirë çfarë ndodh rreth e rrotull”.
Ky mesazh i Redias vjen pas postimeve të Lorit nëpër vende të ndryshme në SHBA, si Nevada, California, Neë York, si dhe pas fotove e videove në koncertin e Jennifer Lopez në Las Vegas.
Lori Hoxha dhe i dashuri i saj, Vis Bajraktari, Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë duke i kaluar këto ditë në SHBA.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *