Makinat ndanë Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton! 0 9

Kanë qenë një nga çiftet më të bukur të Hollywood-it, ndarja e së cilëve ishte kaq e papritur për të gjithë. E kemi fjalën për këngëtaren Nicole Scherzinger dhe pilotin e Formula 1 Lewis Hamilton. Dyshja u nda pas 8 vite lidhjesh, ndërkohë që u aludua shumë për shkakun, pa u mësuar kurrë sesi ishte e vërteta.
Por të vertetën e kësaj ndarjeje e ka treguar në një intervistë për Top Gear Magazine, piloti i Formula 1. “Makinat janë të dashurat e mia. Kur isha në një lidhje, gjithmonë i thoja partneres që po nxjerr njërën prej të dashurave në shëtitje dhe po të donte mund të vinte, por ta dinte që vinte gjithmonë e dyta, pas dashurisë së parë; makinës”, ka thënë Hamilton.
Lidhja mes Lewis dhe Nicole zgjati plot 8 vite, gjatë të cilave çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë. Momentalisht Hamilton është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora, ndërkohë që është parë vazhdimisht në shoqërinë e shumë femrave të bukura.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *