Shëtitja e Alban Skënderaj me vajzën e tij! 0 172

Këngëtari Alban Skënderaj ka postuar në rrjetet sociale pak minuta më parë një foto, teksa shihet duke nxjerrë shëtitje vajzën e tij, Amelia.
“Mirmëngjes nga unë se Ameli është pak e zënë duke lexuar lajmet”, ka shkruar Albani përbri fotos me Amelian. Duket se vogëlushja nuk e ka aspak mendjen të pozojë, ndërkohë që dikush i shkrep foton, e cila me siguri duhet të jetë Miriami.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari poston momente nga përditshmëria e tij, pjesë e së cilës është edhe vogëlushja Ameli dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *