KreuFashion

6 sekrete të njerëzve që kanë humbur peshë!

Të humbasësh peshë nuk është edhe aq e vështirë sa duket. Ky është përfundimi që kanë arritur njerëzit, të cilët në një moment apo një tjetër kanë luftuar me mbipeshën, duke ia dal me sukses.
Industria e humbjes së peshës është e tejmbushur me shembuj aspak realist duke krijuar tek njerëzit pritshmëri tepër të larta, të cilat kur nuk përmbushen, shoqërohen me zhgënjime. Dëgjojmë vazhdimisht për dieta ekstreme që pritet të na dobësojnë sa hap e mbyll sytë, ushtrime të “veçanta”, detoxe, pije, etij. Ndonjëherë ato funksiojnë, por jo domosdomëshmërisht gjithmonë.
Teksa fillon të nisni një dietë apo i premtoni vetes se kësaj radhe do të ia dilni të humbisni ato kilet e tepërta, ndodh që motivimi zbehet, çka do të thotë që misioni juaj mbetet në mes të rrugës.
E vetmja mënyrë për të rënë nga pesha në mënyrë konstante dhe të shëndetshme, është duke adoptuar rregulla të reja dhe duke ndërtuar një stil jetese që do të mund t’i suportojë ato.
Për të iu ndihmuar që të arrini rezultatin e kërkuar, ju sjellim 6 sekrete të njerëzve që kanë humbur peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa e marrë atë sërish.

Ato nuk mbajnë dieta!

Ato kurrë nuk kanë mbajtur dieta drastike, të cilat supozohet të sjellin rezultate befasuese. Më shumë sesa të ndjekurit të një diete, duke të fokusoheni të konsumoni vaktet rregullisht në porcione të vogla dhe të merrni ushqimet e duhura ditë pas dite.

Asnjëherë nuk hanë bazuar në emocionet e momentit!

Të gjithë jemi viktima të gjendjeve emocionale të momentit, duke u përpjekur ti tejkalojmë ato me ushqime aspak të shëndetshme. Por mësoni të shihni përtej një momenti!

Ato e menaxhojnë stresin në mënyra të shëndetshme!

Përveçse ushqimit, ka edhe shumë mënyra të tjera tepër të shëndetshme për të menaxhuar stresin. Zëvendësojini me mënyra alternative, ushtrime, joga, një shëtitje, etj.

Ato nuk e gënjejnë veten!

Shpeshherë abuzojmë duke e gënjyer veten se kjo është dita e fundit që do të hamë jo shëndetshëm! Nuk ka gënjeshtra dhe as justifikime kur bëhet fjalë për shëndetin!

Ato nuk e detyrojnë veten të shkojnë në palestër!

Ju mund të zgjidhni një sërë aktivitetesh sportive për të mbajtur trupin në formë dhe për të humbur peshë. Mos e forconi veten të shkoni në palestër, nëse ajo nuk është e preferuara jush. Nuk do të ketë asnjë rezultar. Zgjidhni ushtrimet tuaja të preferuara dhe ato që iu bëjnë të ndiheni komodë. Të rënit në peshë, përpos të tjerave është e lidhur me mendimin pozitiv dhe dëshirat tona.

Ato kanë një plan dhe një rutinë të caktuar!

Që të mund të krijosh një stil jetese të shëndetshme, jo domosdoshmërisht duhet të ndjekësh rregulla strikte, por të paktën duhet të keni të qartë një plan të caktuar ndaj vetes, bazuar edhe mbi rutinën tuaj.

Përgatiti: Sidorela Lepri

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF