9 çiftet e showbiz-it që u bënë prindër për herë të parë! 0 70

Të qenurit prind, e sidomos kur kjo ndjesi përjetohet për herë të parë është një nga dhuratat më të bukura. Dhe ky vit ju ka dhënë mundësinë shumë VIP-ave shqiptarë të përjetojnë gëzimin më të madh të jetës! BORDO ka bërë një vëzhgim, duke sjell tek ju disa nga personazhet, që kanë marrë këtë sadisfaksion gjatë harkut kohor të një viti.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit 2015. Çifti i artistëve sollën në jetë vogëlushen Amelia. Ashtu sikurse Miriami, edhe Albani ndajnë vazhdimisht poza të përditshmërisë së tyre, pjesë e cilës është edhe vajza. Dyshja kanë qenë të lidhur prej vitesh, ndërkohë që së bashku kanë realizuar edhe disa bashkëpunime muzikore.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha
Nora Istrefi dhe Robert Berisha sollën në jetë vajzën e tyre, Rene, në maj të vitit 2015. Çifti kurorëzoi lidhjen disa vjeçare me një martesë madhështore. Së fundmi, ato janë përfolur për një ndarje të mundshme, kjo pasi të dy kanë hequr unazat e martesës dhe u bë kohë që nuk shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Përtej kësaj, vogëlushja Rene është shndërruar në fashionisten më të vogël të Instagramit, ku spikat stili i saj i veçantë dhe pamja e kuruar.

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami 
Moderatorja Rudina Magjistari dhe partneri i saj, Xhavit Bajrami provuan kënaqësinë e të qenurit prindër në tetor të vitit 2015, kur erdhi në jetë Mia. Historia e tyre e dashurisë ka nisur para 5 vitesh, që prej çastit kur Rudina e ftoi në emisionin esaj kampionin e kik-boksit, Xhavit Bajrami. Që prej atëherë, çifti është duke jetuar historinë e tyre të bukur të dashurisë.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian
Vogëlushja Ella Faria Nazarian, vajza e supermodeles Emina Çunmulaj dhe biznesmenit Sam Nazarian, erdhi në jetë në mars të këtij viti. Që prej atij çasti, modelja nuk ndalet së postuari foto me vogëlushen dhe bashkëshortin, duke treguar sesa e lumtur është. Emina dhe izraeliti Sam u martuan në një ceremoni luksoze në maj të 2015-ës.

Argjentina Ramosaj
Këngëtarja Argjentina Ramosaj dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në korrik të vitit 2015, duke sjellë në jetë vogëlushin Noah. Pak javë më parë, çifti festoi ditëlindjen e parë të tij.
Të gjithë e mbajmë mend propozimin e veçantë për martesë që bashkëshorti i saj, i bëri këngëtares në Tajlandë.

Lorik Cana dhe Monica
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monica u bënë me djalë në shtator të vitit të shkuar. Ato vendosën që djali të quhej Boiken. Loriku dhe modelja italiane u martuan në Prishtinë në qershor të 2014-ës, në një ceremoni madhështore, ku nuk munguan personalitete të njohur nga bota e sportit, ekranit dhe artit.

Salsano Rrapo dhe Eriona Kakeli
Aktori dhe moderatori i “Portokallisë” Salsano Rrapo dhe aktorja Eriona Kakeli u bënë me vajzë në janar të këtij viti. Salsano dhe Eriona kanë një histori të gjatë dashurie bashkë, pothuajse 10 vjeçare, ndërkohë që bashkëjetojnë prej më shumë se 5 vitesh. Ato kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg vëmendjes mediatike. Po ashtu edhe vajzën, duke u kujdesuar që gjithçka të mbetet private.

Vesa Luma dhe Big Basta 
Në maj të këtij viti, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta sollën në jetë vogëlushin Lian. Vazhdimisht të dy artistët ndajnë me fansat e tyre momente me vogëlushin, duke treguar sesa të lumtur janë me ardhjen e tij në jetë. Vesa Luma dhe Big Basta kanë qenë të lidhur prej vitesh dhe bëjnë pjesë ato çifte, ku dashuria i ka rezistuar kohës. Ato kurorëzuan dashurinë e tyre në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, në shtator të vitit të shkuar.

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani 

Një tjetër çift i njohur i ekranit që sollën në jetë fëmijën e tyre gjatë këtij harku kohor janë Sinan Hoxha dhe Andrra Destani. Ato janë prindër të vogëlushit Ansi, i cili erdhi në jetë në maj. Andrra dhe Sinani i dhanë fund beqarisë gushtin e shkuar, në një ceremoni tepër madhështore. Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, ato janë një çift i lumtur dhe një familje e kompletuar!

Përgatiti: Sidorela Lepri

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *