Alta Moda Valentino: Një udhëtim në kohë dhe në shpirt! 0 9

Si për ironi të fatit, një nga evenimentet më të pritur këtë sezon ishte sfilata Valentino, që ishte e fundit e firmosur nga dyshja Maria Grazia Chiuri dhe Pierpaola Piccioli, ku e para është konfirmuar drejtoreshë artistike tek Dior, ndërsa e dyta tashmë ka në ngarkesë gjithë shtëpinë e madhe romane.

Si zakonisht me këto dy drejtoresha artistike, koleksioni është i mbushur me referenca historike, kryesisht nga personazhet e ­Shakespeare. Të 61 kalimet, mishërojnë vajza me flokët si Ana Bolena dhe me bizhu të tipit punk-mesjetar, duke dhënë një riinterpertim të oborrit të Hampton Court të shekullit XVI.

Një galeri portretesh ku çdo veshje mishëron një reagim të shpritit… Krenaria me dredhëzat e saj prej pupline të bardhë që përbëjnë këmisha plot dantella dhe korse të hapura sipër, xhaketa të mbushura me rripa taftash dhe dantella të hapura…

Modestia e përfaqësuar nga një nga një qafë e zbuluar që duket se prej fildishti dhe rrethuar nga pendë të zeza. Dëlirësia mer formën e një fustani për amvisash dhe luksi, me një seri bustesh super sexy kombinuar me pantallona të ngushta me tyl dhe çizme motoristi prej lëkure të zezë. Në fund, dëshira dhe fustani i saj i mrekullueshëm ngjyrë të kuqe pasioni.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *