Era Istrefi në Vogue, krahasohet me Rihanna 0 198

“Ju prezantojmë Era Istrefin, këngëtaren nga Evropa e Lindjes me timbrin si Rihanna”, është titulli që revista prestigjoze e modës Vogue shoqëron shkrimin për këngëtaren shqiptare.
“Era Istrefi, këngëtarja 22 vjeçare nga Kosova theu internetin me këngën e saj “BonBon”, e cila numëron 133 milionë klikime në Youtube, duke e bërë atë një yjet e preferuar në Evropën Lindore. Këtë verë ajo ka publikuar edhe versionin anglisht të këngës”, nis shkrimi i gazetarit të Vogue.com, Mathias Rosenzweig.
Gjatë intervistës së saj, Era ka treguar për vendosjen në SHBA, hapat e parë në muzikë dhe suksesin e këngës “BonBon”.
“Gjithmonë jam përpjekur të shoh sa më larg të mundem. Kam prodhuar muzikë që nuk është vetëm për shqiptarët, sepse nëse do të ishte e tillë, do të ishte diçka krejtësisht ndryshe. Jam përpjekur të jem mendjehapur, të kem fansa nga e gjithë bota, sepse mendoj se nuk ka ndarje. Besoj se gjithë kjo vëmendje lidhet me fuqinë e mendimit. Kam menduar me madhështi dhe gjërat m’u kthyen në të njëjtën mënyrë. Ishte e gjitha një ëndërr”, ka rrëfyer Era gjatë intervistës.
Pyetjes së gazetarit që njerëzit e krahasojnë me Rihanna, ajo i është përgjigjur:
“Është kaq bukur të kesh shancin të këndosh si Rihanna, sepse jam e lodhur duke dëgjuar të njëjtat zëra të vjetër. Por zëri im ka dimensione të tjera, që e bëjnë zërin tim unik dhe unë jam kaq krenare për këtë. Po ashtu, jam krenare kur njerëzit më krahasojnë me të. Kam qenë dhe jam një fanse e saj”, ka treguar Era.
Po ashtu, këngëtarja e hitit “BonBon” ka rrëfyer për Vogue dhe planet e saj të ardhshme në muzikë, ku është duke punuar për këngët e reja.
Era Istrefi është duke shënuar çdo ditë e më shumë suksese në arenën ndërkombëtare dhe ky është i radhës.

Lexoni intervistën e plotë në Vogue.com: http://www.vogue.com/13466734/era-istrefi-eastern-european-rihanna/

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *