Lindsay Lohan, sërish në telashe! 0 61

Duket se telashet dhe ajo kanë një marrëdhënie kaq të ngushtë bashkë! E kemi fjalën për Lindsay Lohan, e cila është vënë në fokus të mediave sërish. Dhe mund ta mendoni, jo për mirë.
Matt Martin është një regjisor i ri, i cili ka realizuar një film të titulluar “Little Mermaid” dhe pasi ka kontaktuar me stafin e aktores kanë arritur një marrëveshje, ku kjo e fundit do ta publikonte 3 herë filmin e tij në profilin e saj në Instagram me 5 milionë ndjekës. Kjo, kundrejt shumës prej 10 mijë dollarësh.
Por mesa duket Lohan nuk i është përmbajtur marrëveshjes, ku kanë kaluar 3 muaj dhe nuk është parë asnjë publikim i filmit në profilin e saj. Regjisori ka kontaktuar sërish me stafin e aktores, ku i kërkuar ti kthejnë lekët mbrapsht, ose në të kundërt ai do ta padisë atë.
Epo, kjo vajzë i kërkon vetë telashet!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *