Alexander Shtifanov, barmen-i më i mirë në botë, vjen të shtunën në Durrës! 0 197

Përgatiti: Daljana Sejdia

Shishe që kërcejnë mbi kokën e tij, likuide që shkëmbëhen në ajër, si dhe përgatitja e tre apo më shumë kokteileve njëkohësisht, kjo është shfaqja që ofron Shtifanov për të gjithë të pranishmit.

Ai është pak nga të gjitha: zhongler, ‘showman’, barmen dhe po, mahnitës. Debutimin më të suksesshëm ai e kishte përpara jurisë dhe audiencës të “Ukraine’s Got Talent”, ku dhuroi një spektakël të vërtetë ndërkohë që përgatiste kokteile.
Aq elektrizues sa Shtifanov është, pasi do të shihni të gjitha marifetet që bën me shishet e vodkës, do të nxitoni të thoni: “E paparë, më shërbe dhe mua një pije”.
Alexander Shtifanov është konsideruar si një nga barmen-ët më të mirë, i cili ka pasur mundësi të shëtisë nëpër botë dhe të jetë i ftuar ne clubet më të njohura, për të shfaqur aftësitë e tij, të cilat shkojnë përtej përgatitjes së një kokteili të mirë. Videot e tij që qarkullojnë në Youtube, janë thjesht ‘wow’.
Shishe që kërcejnë mbi kokën e tij, likuide që shkëmbehen në ajër, si dhe përgatitja e tre apo më shumë kokteileve njëkohësisht, kjo është shfaqja që ofron Shtifanov për të gjithë të pranishmit.
Për herë të parë në Shqipëri, ekskluzivisht Shtifanov vjen në Durrës në Koi Coctail Bar. Një lounge, i cili që nga mënyra e projektimit, dizajnit dhe arkitekturës së veçantë të fton në një botë nënujore.
I vetmi në Ballkan, ky ambient, i cili i përngjan një akuariumi me peshq Koi që notojnë poshtë këmbëve tona, do të mirëpresë ditën e hapjes së tij, të shtunën më datë 20, klientë dhe sigurisht, barmen-in e famshëm Shtifanov.
Ai do të qëndrojë plot një javë në ambientet e “Koi”, për të përgatitur kokteile të veçanta për të gjithë klientët, e sigurisht përpos kësaj do të dhurojë një show mahnitës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *