Ben Affleck dhe Jennifer Garner do të divorcohen? 0 13

Ben Affleck dhe Jennifer Garner përbëjnë një familje moderne. Zyrtarisht të divorcuar që prej qershorit 2015, ish-çifti i aktorëve kishte marrë gjithashtu vendimin të jetonnin të ndarë por nën të njëjtën çati për të mirë të fëmijëve të tyre, të moshës 10, 7 dhe 4 vjeç. Pra dy ish të dashuruarit, që jetojnë në Londër, vazhdojnë të jenë gjjithnjë të martuar.

Sipas burimeve të faqes amerikane “RadarOnline”, babai i familjes 44-vjeçar qenkërka shum i prekur nga hezitimet e Jennifer Garner. “Kjo situatë është duke e çmendur fare sepse një ditë Jen tregohet afeksionuese dhe të nesërmen shumë e ftohtë. Kur ai mendon se ajo është në pikën që të rikthehen, dy ditë më vonë, ajo jep një intervistë dhe thotë krejt të kundërtën”, shpjegon një i afërt i çiftit.

Po sikur Ben Affleck shpreson gjithnjë që të pajtohet me nënën e fëmijëve të tij, miqtë e aktorit “Batman vs Superman” nuk e shohin me sy të mirë këtë ngatëresë të mudnshme.

“Shumë persona e ndjejnë se Beni ka vërtetë tërheqje ndaj Jennifer, por ajo përfiton dhe luan me atë, ajo kërkon ta marinojë”, vazhdon ky burim i këtij tabloidi.

Nëse Jennifer Garner, 44 vjeç, merr kohë për reflektim, ajo nuk i ka fshehur kurrë ndjenjat e saj për Ben Affleck. Në një intervistë të dhënë për revistën Vanity Fair në muajin mars, aktorja garantonte se: “Beni është dashuria e jetës sime”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *