KreuCelebrity

“BonBon”, pjesë e videolojës më të njohur të kërcimit!

Çdo ditë e më shumë Era Istrefi ngjit shkallë të reja në karrierën e saj, duke shënuar sukses pas suksesi. Hiti “BonBon” ka thyer çdo parashikim të mundshëm të vetë artistes 22 vjeçare, duke i dhënë asaj famë në arenën ndërkombëtare. Përveçse 130 milionë klikimeve në Youtube, “BonBon” është bërë së fundmi pjesë e një videoloje kërcimi shumë të veçantë dhe të njohur vitet e fundit.
Kjo lojë e quajtur “Just Dance” luhet nëpërmjet lëvizjeve të trupit, me këngën në sfond dhe një personazh në ekran që të tregon se si kërcehet çdo këngë. Kështu ka ndodhur dhe në rastin e “Bonbon”, dhe ja si sugjeron loja e famshme që ta kërceni atë.
Pjesë e kësaj videoloje janë bërë këngët e plot personazheve të njohura në botë. Kësaj radhe, edhe të shqiptares Era Istrefi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF