Rita Ora fshin tatuazhin? 0 148

Rita Ora është fotografuar ditën e hënë, ku binte në sy një shenjë në dorën e saj, e cila i përngjante fazave fillestare të një trajtimi me lazer për heqjen e tatuazhit. Një ditë më vonë, këngëtarja u fotografua sërish, ditën e djeshme në New York, ku tani më dallohej qartë që tatuazhi ishte sërish i pandryshuar në dorën e saj të djathtë.
Mesa duket, fakti që Ritës nuk i dukej tatuazhi një ditë më parë ka qenë si pasojë e ndonjë arti në trup, ku këngëtarja 25 vjeçare, tanimë pjesë e jurisë së America’s Next Top Model, ka bërë.
Në foto ajo dukej gati për palestër pa tualet, e veshur sportive, kanatiere ngjyrw gri, streçe me printe dhe atlete të rehatshme.
E fotografuar ditën e hënë, vihej re dora e saj që i përngjante një trajtimi të dhimbshëm me lazer, në përpjekje për të fshirë tatuazhin e saj, një trëndafil me ngjyrë rozë dhe gri.Mesa duket alarm i rremë! Ditën tjetër dallohej sërish tatuazhi i saj dhe disa të tjerë si: një zemër e vogël në pjesën e brendshme të krahut, si dhe një balerinë mbi bërrylin e saj të djathtë.
Rita numëron plot 30 tatuazhe në trupin e saj dhe e pyetur për to ajo është shprehur:
“Për mua, tatuazhet nuk janë një mënyrë për tu dukur ‘cool’. Është një mënyrë që ti të ngjyrosësh trupin tënd me kujtimet e tua.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *