Unaza fejesës më popullore në Pinterest… shumë Disney! 0 442

Përveç fustaneve të nuseve, unazat e fejesës janë një tjetër tekë e përdorueseve të Pinterest, ky rrjet social frymëzues që mundëson ruajtjen dhe klasifikimin e imazheve të preferuara. Të famshmet engagement rings sikurse i quajnë anglo-saksonët, shpesh delikate dhe diskrete, shpesh impresionuese dhe rokoko, popullojnë Pinterest dhe gjejmë për të gjitha shijet.

Por sipas faqes amerikane Hello Giggles, modeli i unazës së fejesës më popullor në rrjetin social është “Pinée” (ose gjëmb) e pëlqyer më shumë se 63 000 herë, kjo unazë e imagjinuar nga marka Verragio, duket më shumë si një aksesor bling-bling i krijuar për një princeshë Disney që jeton në botën e përrallave se sa ajo e një të martuare të ardhshme dhe shik.

Prej floriri të bardh, diamante të prerë princeshë dhe linja veneciane, modeli është imponues, barok dhe përfaqëson romancën.

Për ato që duan të mbajnë në gishtin e tyre këtë unazë, këtë model që është shndërruar në një ikonë për shtëpinë amerikane është e mundur t’i bëni ndonjë modifikim të vogël nëse dëshironi të shtoni ndonjë diamant ose nëse do të zgjidhnit versionin prej floriri roz, çmimi bazë është vetëm 4 300 dollar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *