Kjo foto “tradhëton” Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliun! 0 235

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu janë bashkë. Këtë gjë e dëshmon më së miri fotoja që Anxhelina ka postuar në Snapchat-in e saj, ku shihet që ato kanë drekuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo foto vjen pas një kohe të gjatë që dyshja nuk është pare më bashkë, duke shënuar kështu kthimin e tyre, të paktën për publikun.
Anxhelina dhe djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu janë të lidhur prej vitesh, ndërkohë që para pak muajsh lajmet për ndarjen e tyre ishin në fokus të mediave rozë. Madje ato fshinë çdo foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Kjo i përforcoi edhe më shumë zërat për një ndarje të mundshme. Por e rëndësishme që futbollisti dhe bukuroshja e kanë pas krahëve këtë periudhë, duke i dhënë lidhjes së tyre një tjetër mundësi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *