Virtuoso paraqet 10 hotelet më luksoze të 2016 0 200

Virtuoso paraqet 10 hotelet më luksoze të 2016



Rrjeti i udhëtimeve të luksit “Virtuoso” paraqiti fituesit e vitit 2016 të çmimit të shumë pritur “Best of the Best”, gjatë konferencës vjetore të 28-të të “Travel Week conference” në Las Vegas. Për të shënjuar 10-vjetorin të dhënies së këtij çmimi, Virtuoso që posedon rrjetin e vetë të agjencive, i kërkoi 11 400 agjentëve të vetë të udhëtimit të votojnë por hotelet më të mira në shumë kategori. Nga dizajni më i bukur tek eksperienca më inovuese e klientit duke kaluar nga ekoturizmi, ku të gjitha aspektet më luksoze të hoteleve marrin një çmim.

Por çmimi më i lakmuar i “hoteli i vitit” iu dha hotelit Borgo Egnazia, që ndodhet në Savelletri Di Fasano në Itali. Duhet pasur parasysh që  ky hotel ishte në garë me Burj Al Arab në Dubai, Mandarin Oriental në Milano, Amanpulo në Filipine… dhe mbi të gjitha me Ritz në Paris.

Të ndodhur shumica në SHBA dhe Itali, secili prej hoteleve, përveç luksit, dallon në një kategori të veçantë.

Hoteli i vitit : Borgo Egnazia, Savelletri Di Fasano, Itali.

Dizajni më i mirë : Faena Hotel Miami Beach, Florida, SHBA.

Gatimi më i mirë : The Farmhouse Restaurant – Farmhouse Inn, Californi, SHBA.

Bari më i mirë : Gold Bar – The New York EDITION, Nju Jork, SHBA.

Programi më i mirë për familje : Rosewood San Miguel de Allende, San Miguel de Allende, Meksikë

SPA-ja më e mirë : Grand Hotel Tremezzo, Lago di Como, Itali.

Eksperienca më inovuese për klientin: Belmond Hotel das Cataratas, Foz do Iguaçu, Brazil.

Programi më i mirë për zhvillim të qëndrueshëm : AndBeyond Phinda Private Game Reserve, KwaZulu-Natal, Afrikë e Jugut.

Hoteli që duhet parë një herë në jetë : Hotel Eden Rome, Dorchester Collection, Romë, Itali.

Hoteli më i mirë : José Silva, Four Seasons Hotel George V, Paris, Francë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *